Kapet duke kontrabanduar ushqime, pije e cigare nga Serbia në Kosovë

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Dje në fshatin Muçibabë në Gjilan raportohet se njësitë policore kanë ndalur automjetin me targa të Kosovës të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K/Serb, i cili po bënte kontrabandë.

Sipas PK në raportin e vet policor, thuhet se ai po kontrabandonte artikuj të ndryshëm ushqimorë, pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike dhe disa pako të cigareve për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti.

“Dyshohet se ky mall nga Serbia në Kosovë ka hy përmes rrugëve ilegale”, thuhet në raportin e policisë.

Policia thotë se është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër te tij iniciohet rasti, automjeti dhe malli konfiskohet dhe te njëjtit janë dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme