Njësitet policore të stacionit policor në Shtime kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e së paku 30 veprave penale të vjedhjeve në këtë qytet dhe fshatrat në rrethinë, të kryera gjatë muajve të kaluar.
Raportet e para flasin se G.V. 22 vjeç, ka kryer së paku 30 (tridhjetë ) vjedhje të rënda, kryesisht nëpër shtëpitë e personave të cilët gjenden në botën e jashtme, ku kryesisht kanë vjedhur televizorë, aparate teknike, stoli ari.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit, i dyshuari ka pranuar në tërësi kryerjen e veprave penale si dhe janë siguruar informatat lidhur me bashkë kryesin i cili është i njohur për policinë dhe janë duke u marr veprimet policore për arrestimin e tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është vendosur masa e ndalimit policor për 48 orë deri në kompletimin e lëndës.