Kapet kanabisi në stanin e 60 vjeçarit

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 10:35 | Nga

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 281 kg kanabis sativa, në stanin e një 60-vjeçari nga Lazarati.

Operacioni “Pesjaku” është zhvilluar në vendin e quajtur “Kunupicë-Pesjakë” në stanin e Hysen Brahimi, ku u gjet sasia e drogës e fshehur në 28 thasë plastikë të zinj, si dhe një armë model 56 dhe një krehër me 25 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, raporton TCH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme