Policia e Kosovës ka arrestuar një person mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në një lokal ka përdorur shtatë kartëmonedha prej 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur edhe dy kartëmonedha prej 100 euro po ashtu që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Monedhat e dyshuara 9×100 euro janë konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.