Kapet në flagrancë duke mashtruar Policët

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 15:51 | Nga

Një qytetar nga Gjakova është zënë në flagrancë duke tentuar të mashtrojë Policët se kinse dikush tjetër ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, derisa ishte duke lëvizur me traktor.

Policia ka gjetur gëzhojat e armës, por kanë saktësuar se ky është një skenar nga i dyshuari, pasi që janë shkrepur nga afërsia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k/shqiptar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të tij derisa ishte në mal duke lëvizur me traktor”.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja cal-7.62×39 mm, të cilat dyshohet se janë shkrepur nga afërsia dhe ky është një skenar nga i dyshuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Të ngjashme