Kapet nga radari në shpejtësi 261km/orë në rrugën Tiranë-Durrës

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një shpejtësi e çmendur është konstatuar gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, ku një veturë është kapur duke ecur me 261 kilometra për orë në rrugën Tiranë-Durrës.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se shofer i Range Roverit me këtë shpejtësi ishte një 33-vjeçar nga Tirana.

Policia e Tiranës ka njoftuar se vetëm gjatë fundjavës ka vendosur 49 masa administrative për shpejtësi nga 172 deri 261 km/orë.

“261 km/h, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, ndaj vetes dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës. Shpejtësi e pa imagjinueshme, avion në rrugën interurbane Tiranë-Durrës”, thotë policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme