Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe dokumenteve të tjera.
Sipas policisë, përmes këtyre dokumentet të falsifikuara kanë arritur që të shesin sipërfaqe toke duke e mashtruar blerësin dhe duke marrë në këmbim 1,578,180.00 euro.
Pas intervistimit me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës se Serbisë, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona te tjerë të dyshuar të arrestuar më datë 19.02.2026, kanë kryer veprime të kundërligjshme (falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe dokumenteve të tjera). Përmes këtyre dokumentet të falsifikuara kanë arritur që të tjetërsojnë /shesin sipërfaqe toke duke e mashtruar blerësin dhe duke marrë në këmbim 1,578,180.00 euro. Pas intervistimit me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.