Kapet sulmuesi i Barcelonës

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 17:43 | Nga

Gazeta spanjolle La Vanguardia raporton se i dyshuari kryesor për sulmin me furgon të enjten e kaluar në Barcelonë, është kapur sot nga policia spanjolle.

Por, policia nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, transmeton Express.

Ndërkohë, policia katalonase njofton se është duke e kryer një operacion në zonën e njëjtë ku raportohet se është kapur Younes Abouyaaqoub.

Abouyaaqoub, 22-vjeçar, është bërë caku kryesor i një kërkimi ndërkombëtar që nga sulmi i së enjtes me furgon në Barcelonë. Autoritet tani thonë se kanë prova për të dëshmuar se ai e voziti furgonin drejt e në këmbësorë në Las Ramblas, duke i vrarë 13 prej tyre dhe plagosur më shumë se 120.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme