Kapiteni i Armenisë refuzon transferimin dhe i bashkohet luftës kundër Azerbajxhanit

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Armenisë në futboll Varazdat Haroyan kishte arritur marrëveshje për t’u transferuar te lideri i kampionit të Qipros, AEL nga Limassoli, pasi i skadoi kontrata me klubin rus Ural.

Mirëpo, ai në momentet e fundit ka refuzuar firmosjen e kontratës dhe i është bashkuar luftës kundër Azerbajxhanit. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i AEL-it, Alexis Kougiasa.

“Haroyan nuk do të vijë për të nënshkruar kontratën. Shpresoj të bashkpunojmë në të ardhmen, por ai nuk e di se kur do të luajë sërish futboll. Armenia është futur në luftë, dhe ai iu përgjigj ftesës së ushtrisë, mori armën në dorë dhe ka shkuar ta mbrojë familjen e tij dhe popullin e tij”, ka njoftuar menaxheri i Haroyanit vendimi e futbollistit që i ka luajtur 52 ndeshje për Armeninë.

Sot është dita e katërt e luftimeve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh, territor që gjendet në Azerbajxhan por drejtohet nga armenët.

Të ngjashme