Kapiteni i Fiorentinës i del në ndihmë vendit të tij, pas stuhisë që goditi rajonin e Toscanas

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Fiornteninas, Cristiano Biraghi, është parë duke ndihmuar në përpjekjet për pastrimin pas përmbytjeve shkatërruese në Toscana të shkaktuar nga stuhia Ciaran gjatë javës së fundit.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall të enjten në rajonin e Toscanas pasi gjashtë persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve, transmeton Gazeta Express.

Mëngjesin e sotëm, pas humbjes 1:0 të Fiorentinas në shtëpi ndaj Juventusit mbrëmë, Biraghi, i cili kishte luajtur plot 90 minuta, u pa duke ndihmuar në pastrimin e rrugëve në Campi Bsenzio, pranë shtëpisë së tij.

31-vjeçari ka marrë vlerësime të shumta pasi imazhet u shfaqën në internet, teksa ai doli në rrugë me pak bujë dhe pa vëmendje të para-planifikuar mediatike.

Të ngjashme