Kapiteni i Nigerisë: Jam i pikëlluar, mendova se do fitoja ndaj Messit

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 12:17 | Nga

John Obi Mikel ishte i bindur se më në fundë do të kishte mundësinë të merrte një fitore kundër Lionel Messi, por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi Nigeria dhe Argjentina u ndanë me një rezultat 1-2.

Lionel Messi bërë shumë për skuadrën e tij mbrëmjen e djeshme duke u shpallur edhe “njeriu i ndeshjes”.

Ai kaloi që në minutën e 14′ Argjentinë në avantazh, duke i dhënë shpresë ekipit, dhe më pas gjatë gjithë lojës ishte i kudo ndodhur duke ndihmuar skuadrën.

Marco Rojo gjithashtu ishte heroi i papritur për t’ia siguruar skuadrës së Jorge Sampaolit vendin e dytë në Grupin D dhe kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Por kundërshtari më i madhë i Nigerianëve duket se ishte Messi.

“Jam i pikëlluar sepse mendoja se kishte ardhur momenti për ta fituar një ndeshje ndaj tij”, tha mesfushori nigerian, John Obi Mikel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme