Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 16:00 ka shkuar në nivelin e 40.91% .
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ pjesëmarrja më e madhe vijon në Qarkun e Dibrës me 47.4%, më pas Qarku i Tiranës me 46.28%, ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 43.55 %.