Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka folur rreth ndalesës që i është Përfaqësueses së Karatesë së Kosovës nga autoritetet serbe.
“Serbia s’po thyen marrëveshjet e Brukselit, por po i respekton ato, por që Federata e Karatesë së Kosovës dhe karateistët kosovarë nuk do të lejohen që të hyjnë në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, që do të mbahet në Novi Sad.
“Serbia do të thyente ato marrëveshje duke i lënë që të hyjnë atletët e Kosovës, të cilët nuk kanë bërë kërkesë 48 orë më herët për t’iu dhënë leje. Kjo është gjëja më e thjeshtë në marrëveshjen e Brukselit, por që ata e kanë shfrytëzuar për provokim politik”, ka thënë Bërnabiq, shkruan Blic.rs.
“Ne mund të reagonim para 1 majit, kur Prishtina pranoi një qëndrim që karateistët nga Kosova mund të vinin në Nov Sad me të gjitha tiparet e shtetit. I kam thënë edhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq dhe ministrit të Sportit, Vanja Udoviçiq që të mos reagonin sepse ne nuk do të luajmë ping-pong me ta (Kosovën), por që duhet të arrinim marrëveshje me Federatës Ndërkombëtare të Karatesë”.
“Kështu jemi pajtuar se ata mund të marrin pjesë në kampionat vetëm me flamurin e Federatës Ndërkombëtare dhe shkurtesën “FK”.
Bërnabiq ka thënë se drejtuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës do të duhej që të bisedonin me presidentin e Federatës Ndërkombëtare për të pranuar këshillat dhe që më pas të dërgonin një këresë 48 orë më herët për të kaluar pikën kufitare Kosovë – Serbi.
Përfaqësuesit nga Prishtina nuk e kanë bërë këtë, por që u është ndaluar hyrja për shkak të provokimit politik që nuk është në interes të stabilitetit rajonal”.