Kardinali shqiptar: Nëna Terezë shembull për të gjithë njerëzimin

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 12:20 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Shugurohet katedralja “Nëna Terezë”

Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë, është bërë shugurimi i Katedrales “Nëna Terezë”. Shugurimi është bërë në prani të Kardinalit, Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut.

Me këtë lutje u shugurua katedralja “Nëna Terezë”

“O hy që mban dhe shejtron kishën tënde pranoje këngën tonë në këtë ditë feste ku populli besimtar të kushton ty për gjithmonë këtë shtëpi lutje këtu do të ushqehet me fjalën tënd.

Kishën e shenjt vresht të zgjedhur të zotit e mbërthen duke ngritur zërin e saj deri në qiell. Tempulli i shejt i ndërtuar me gurë të gjallë pikëmbështetje e bashkimit.

Bekoje dhe shejtroje këtë altar në mënyrë që të jetë një tryezë gjithmonë e përgatitur për bijtë tanë”.

Kardinali shqiptar: Nëna Terezë shembull për të gjithë njerëzimin

I dërguar i Papa Françeskut, kardinali shqiptar Ernest Simoni në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Nëna Terezë” para të pranishmëve tha se kjo është një ditë e madhe, duke lutur të gjitha që të përkulen para Krishtit, raporton Ekonomia Online.

Ai vlerësoi lartë figurën e Nënës Terezë. Simoni tha se Nëna Terezë është mbushur me dashuri, e Krishti është bërë pasqyrë dhe shembull për gjithë njerëzimin.

“Me Nënën Terezën kanë zbritur engjëjt duke thirrur ejani vëllezër shqiptarë vini dhe përmbysuni para zotit deri në fitoren e madhe atje ku Krishti ju pret dhe dita më e madhe që vjen është dita kur vjen Krishti”.

“Krishti është babë i gjithë njerëzimit që ka derdhur gjakun për 7 miliardë njerëz. Nënë Terezë e mbushur me dashurinë e Krishtit është bërë pasqyra dhe shembull për të gjithë njerëzimin”, tha ai.

Ai shpjegoi pjesë të shkëputura nga bibla mbi jetën dhe veprën e Jezus Krishtit, raporton EO. Kardinali shqiptar ka porositur të pranishmit për një rini pa drogë për një martesë me besë.

Aposteli Julis Janosh, lexoi dekretin me të cilin Papa Françesu e ka dërguar si delegat për shugurimin Ernest Simonin.

“Të nderuarit Ernest Simonit, kardinal

Për nder të saj u ndërtua shejtorja që besimtarët do të mblidhen për ti lartësuar virtytet e saj Nenës Terezë.

Që ky tempull të jetë sa më i përshtatshëm do të shugurohet dhe për tu ndjerë prania e të shenjtës. Kështu do të kenë më tepër mbrojtjen dhe përkrahjen e saj. Për të kryer ketë rit në mënyrë sa më të lumnueshme vendosëm të të dërgojmë ty vëlla jonë, biri i këtij populli,  po të emëroj ty të dërguarin tonë të jashtëzakonshëm.

Prandaj do të kryesoni liturgjinë e shenjtë ndërsa vëllai jonë Don Gjergji do ta shuguroj këtë tempull kushtuar Shën Terezës së Kalkutës. Theksoj që kjo shenjtore duhet të ndihmoj për përforcimin e fesë me kënaqësi e shtrijmë bekimin tonë mbi ty dhe të gjithë të pranishmit dhe urojmë që ky bekim të jetë sa më i frytshëm”.

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur ndryshe edhe si Tereza e Bekuar e Kalkutës, është shpallur Shenjtore nga Papa i Vatikanit.

Në ceremoni kanë marrë pjesë personalitete udhëheqës të Ipeshkvisë së Kosovës, figura politike dhe ato të jetës publike. Ndër tjerë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe i mandatari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.

Nëna Terezë është shqiptarja e vetme që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe.

Të ngjashme