Qeveria e Kosovës e ka në dorë të ardhme e saj. Kështu tha sot ndihmës-sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem gjatë fjalimit të tij në organizimin e bërë për nder të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, raporton EkonomiaOnline.
Karem kërkoj nga qytetarët dhe institucionet që të luftojnë korrupsionin në mënyrë që të përfundojnë kapitullin e tyre drejtë Bashkimit Evropian.
“Inkurajoj qytetarët dhe të gjithë të luftojnë korrupsionin. Ju keni mundësi të zgjidhni të ardhmen tuaj. ShBA pret që të zgjeroj bashkëpunimin me ju. Ky është kapitulli kryesor i punës tuaj drejt BE-së”, tha ai.
Karem përgëzoi 10 vjetorin e pavarësisë dhe tha se ka kaluar një kohë e gjatë derisa Kosova ka ndërtuar Qeverinë e institucionet dhe se sipas tij, ajo do të ketë gjithmonë përkrahjen e SHBA-së.
“Ka kaluar një kohë e gjatë për të ndërtuar Qeverinë e institucionet. Këtu kemi edhe 650 anëtarë të KFOR-it dhe të ShBA-së. Dëshirojë të them se keni përkrahjen e të dyja partive nga ShBA-të. Ambasada ka bërë një festim të hershëm të pavarësisë së Kosovës. ShBA do të jetë krah përkrah në luftimin e sfidave që janë para nesh”, tha ai.