Kastrati emëron gjashtë drejtoresha në kabinetin e tij

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 14:23 | Nga

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka emëruar plotë gjashtë gra si drejtoresha në kabinetin e tij.

Kjo është hera e parë që në një komunë të Kosovës do të ketë gjashtë drejtori që do të udhëhiqen nga gratë.

“Gjatë fushatës zgjedhore u zotuam që qeverisja e re do të jetë një kthesë pozitive në zhvillimin e Komunës. Pas marrjes së mandatit, jemi angazhuar në vazhdimësi që ta realizojmë këtë synim. Duke qenë se pozita e Drejtorit të Komunës bartë me vete përgjegjësi të rëndësishme për realizimin e misionit tonë, ne e morëm me seriozitet të lartë përzgjedhjen e emrave”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij në Facebook ku ka publikuar edhe një fotografi me anëtarët e kabinetit.

“Burrat dhe gratë që do të ulen në këtë karrige kanë para vetes përgjegjësi të madhe për t’u ofruar qytetarëve shërbimet më të mira dhe për t’u përgjigjur kërkesave dhe nevojave të tuaja”.

“Këta janë shërbyesit tuaj të cilët duhet t’i mbani në përgjegjësi dhe prej të cilëve do të kërkoni llogari, njësoj sic do të bëj edhe unë”.

“Vendimi për të emëruar Drejtorët vjen pas një procesi, gjatë së cilit jemi munduar maksimalisht të mbajmë standardin e lartë të përzgjedhjes së profesionistëve me integritet dhe vullnet për ndryshim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme