Kastrati i PDK-së: Ju besimtarët e Kurtit mos shikoni ‘Big Brother VIP Kosova’, sepse qeverinë e keni “Big Brother”

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka shkruar lidhur me publikimin e një hulumtimi në mediat sllovene ku pretendohet për një skandal të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Kastrati në një postim në Facebook shkruan se kaluan edhe 24 orë dhe Kurti nuk po reagon ndaj këtij raportimi për supozimet për këtë aferë korruptive.

Lexoni të plotë postimin e deputetit të PDK-së:

Afera Martin Berishaj

Miq,

Mediumi “Prava” në Slloveni përveç që janë marrë me Martin Berishaj në rrafsh supozimi ka shkruar:

‘Ka pasur disa sugjerime dhe informacione se paratë janë transferuar nga njëra nga filialet e GEN-I jashtë vendit për fushatën zgjedhore të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti’ thuhet në tekstin e Prava.

Miq,

Shkuan 24 orë dhe Kurti nuk po reagon ndaj këtij raportimi për supozimet për këtë aferë korruptive.

Unë nuk po çuditem që nuk po reagon Kurti.

Video propagandave të radhës sikur kjo nga VV ju ka dal boja.

Po çuditem si nuk e kanë bërë një video propagandë më të ashpër ku akuzojnë krejt Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si pronar të mediumit slloven”PRAVA”

Ju besimtarët e Kurtit mos shikoni Big Brother VIP Kosova, sepse qeverinë e keni BIG BROTHER. 

Të ngjashme