Kastrati kërkon nga organet e sigurisë të hetojnë vetëvrasjen e vajzës nga Kamenica

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka kërkuar nga organet shtetërore të sigurisë që të hetohet rasti i vetëvrasjes së një vajze në këtë komunë.

Në një postim individual, ai ka thënë se vetëvrasja nuk është gjithmonë akt individual i izoluar, si dhe ka shtuar se është thellësisht i shqetësuar në lidhje me rastin.

“Vetëvrasja nuk është gjithmonë akt individual i izoluar nga dinamikat socio-ekonomike. Kështu, edhe vdekja e vajzës së re nga Kamenica na ka shqetësuar thellësisht. Gjendja e vështirë ekonomike bashkë me kushtet e izolimit, si pasojë e pandemisë kanë efekt negativ mbi psikologjinë e individit. Pa paragjykuar rastin në fjalë, sistemi vleror i shoqërisë sonë që përdorë turpërimin e dhunën si mjete diciplinimi të individëve, kur takohet me problemet në sistemin e drejtësisë mund të jenë fatale për jetën e njeriut.”, shkruan ai në Facebook.

“Më shumë se kurrë është koha të solidarizohemi me njëri tjetrin duke mos i shmangur vlerat pozitive njerëzore, respektuar integritetin e dinjitetin e tjetrit, e vlerësuar jetën e grave. Ftoj organet shtetërore të hetojnë me seriozitet të lartë rastin e vetvrasjes në Kamenicë.”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme