Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Kastrati, i ka komentuar rezultatet zgjedhore të 7 qershorit.
Ai tha se Albin Kurti iu dha njerëzve më shumë propagandë se zgjidhje.
“Fitoi, por si fitoi? Tash numrat nuk janë të njëjtë. Afërsisht 150 mijë vota i humbi dhe kjo flet shumë që do të thotë një pjesë e madhe e qytetarëve rezidentë e refuzoi. E refuzuan sepse si të thuash, iu harxhua këtij kapitali i shpresave të rreme”, tha Kastrati.
“Ky iu ofroi njerëzve më shumë propagandë se rezultate. Iu ofroi më shumë spektaktël komunikativ sesa zgjidhje për problemet e përditshme. Më shumë popullizëm sesa konsensus”, shtoi ai në Klan Kosova.
Kastrati tha se Kurtin e braktisën 150 mijë njerëz.