Klevis Bega i njohur nga publiku si Kastro Zizo ka kohë që po punon në projekte të reja.
Ai lansoi së fundmi klipin “Konga e çajit”, një projekt me ide speciale muzikore.
Kastro Zizo në një intervistë për Panorama ka pohuar se dëshiron të bëhet deputet dhe ai tashmë ka në vizion iniciativat që mendon t’i çojë përpara.
I pyetur nëse do të votonte projektligjet për legalizimin e drogave, shtëpive publike dhe martesat e të njëjtës gjini, ai shprehu vullnetin për të bërë një gjë të tillë.
“Patjetër, por sigurisht duke i parë me kujdes pikat para përpunimit të ligjit përkatës”, u shpreh Kastro Zizo.
I pyetur nëse e ka të vështir të ketë kontakte me femra tash me kalimin e kohës, ai potencon se nuk ka një problem të tillë.
“S’kam vuajtur dhe s’besoj se është momenti që të filloj të vuaj për të kapur një femër. Nëse dua diçka ose dikë, gjithmonë e kam”, u shpreh Kastro.