Katalunasit çojnë në qiell ekipin olimpik të Kosovës

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 09:36 | Nga

Ekipi olimpik i Kosovës pritet që të marrë pjesë në lojërat mesdhetare që këtë vit mbahen në Tarragona

Spanjë dëshirojë me çdo kusht të ia ndaloi Kosovës që të marrë pjesë në këto gara.

Por, insistimi i madh i Komitetit Olimpik ndërkombëtarë bëri që megjithatë spanjollët të pranojnë pjesëmarrjen e kosovarëve në Lojërat Mesdhetare Olimpike që këtë vit mbahen në Tarragona të Spanjës

Reagimi i mënjehershëm erdhi nga mediat katalunase të cilat kanë shkruar vazhdimisht për Kosovën këto ditë dhe pjesëmarrjen e tyre në këto lojëra. Ato e kanë cilësuar Kosovën triumfuese, pasi që detyroi Spanjën ti pranojë ata në këto lojëra.

Kështu gazeta prestigjioze e Katalunisë, ‘L’Esportiu de Catalunya’ në ballinën kryesore të saj ka shkruar titullin “Mirësevini”.

Nuk ishte kjo e vetmja media që ka shkruar për Kosovën dhe ekipin olimpik të Kosovës.

Përndryshe Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe as pasaportën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme