Katër artistë takohen në realitetin e rajonit nëpërmjet artit

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 09:10 | Nga

Memoria kolektive, politika dhe problemet sociale, në një formë janë prezantuar përmes katër ekspozitave të ndryshme.

Secila ka trajtuar një temë në vete, nga artistë të ndryshëm, të katër shteteve të rajonit. Në këtë formë u shpalosën çështje të rëndësishme me të cilat përballet shoqëria e pjesës juglindore të Evropës, e njëkohësisht sfidat me të cilat përballen artistët e kësaj pjese, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithëse secila vepër ka specifikat e veta, ato u bën tregues të një realiteti në rajon, rrëfyer përmes artit. Brigita Antoni nga Mali i Zi, Meriton Maloku nga Kosova, Remijon Pronja nga Shqipëria dhe Zorica Zafirovska nga Maqedonia, janë fitues dhe finalistë të çmimit për artistët e rinj pamor “Young Visual Artists Awards”.

Të mbledhur në një panel në kuadër të “Shkolla verore si Shkollë” që organizohet nga Qendra për Art Bashkëkohor – Stacion, ata përmes një paneli prezantuan veprat e tyre fituese duke shpalosur idetë e tyre për një shoqëri civile, dhe marrëdhëniet me art si element tregues i ekzistencës së një shoqërie të lirë.

Ky diskutim, po ashtu, mëtoi të thyejë kufijtë kombëtarë, si diçka të cilën arti e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë. Emërues i përbashkët në këtë rast është “YVAA”, që u ka dhënë mundësi të eksplorojnë me idetë e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme