Katër burra kaluan kufirin ilegalisht, shkuan në Serbi për të prerë dru

Prishtinë | 05 Kor 2024 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Katër burra dyshohet se kanë kaluar ilegalisht vijën kufitare në Tashefc të Podujevës, duke shfrytëzuar rrugët e paautorizuara për kalimin e kufirit dhe kanë hyrë në territorin e Serbisë me qëllim prerjen e druve.

Lidhur me rastin tre nga katër të dyshuarit janë intervistuar dhe ata kanë pranuar se kishin kaluar vijën kufitare në mënyrë të paautorizuar.

“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë kaluar vijën kufitare duke shfrytëzuar rrugët e paautorizuara për kalimin e kufirit dhe kishin kaluar në territorin e Serbisë me qëllim prerjen e druve. Tre nga katër të dyshuarit janë intervistuar dhe të njëjtit kanë pranuar se kishin kaluar vijën kufitare në mënyrë të paautorizuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme