Katër fluturime speciale nga Turqia në Kosovë, a është ky aeroplani që i solli dronët Bayraktar?

Prishtinë | 06 Maj 2023 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Specialisti me bazë në Holandë që gjurmon fluturimet dhe citohet nga mediat prestigjioze, Gerjon, ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter se gjatë dy ditëve të fundit janë realizuar katër fluturime nga Aeroporti i Tekirdagut për në Prishtinë, me aeroporlanin “Zetavia” Ilyushin Il-76TD UR-CTX”, që përdoret zakonisht për dërgesa të mallrave të rënda ose të atyre që s’mund të transportohen ndryshe.

Sipas Gerjon, përmes këtij aeroplani është bërë dërgesa e dronëve Bayraktar, që Kosova kishte shprehur interesim t’i blejë që nga viti i kaluar.

Ai thotë se deri tash janë realizuar katër fluturime dhe që me gjasë s’do të ketë më.

“Sot më herët, ishte edhe fluturimi i katërt me mallra nga Tekirdagi i Turqisë drejt Prishtinës me “Zetavia” Ilyushin Il-76TD UR-CTX, i cili me gjasë do të dërgojë Bayraktar TB2 UAV/pajisje përkatëse në Kosovë. Bazuar nga ruta e ndryshme (e aeroplanit) që tani është larguar nga Prishtina, mendoj se ky mund të ketë qenë fluturimi i fundit”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjashme