Katër fshatra të Prishtinës mbesin pa ujë

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

KRU “Prishtina” ka njoftuar se do të intervenohet sërish në tubin e ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim ngase, kërkohet intervenim I menjëhershëm në të njejtin vend.

Pa ujë të pijshëm do mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi.

Pa ujë do mbesin deri në sanimin e këtij defekti që ndodhi sërish papritur.

Sipas informacioneve nga ekipet e terenit bazuar në natyrën dëmtuese, sanimi pritet të zgjasë deri në orën 14:30 gjatë ditës së sotme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme