Katër muaj burgim për personin që vodhi kanale televizive dhe kërcënoi gazetarët

Prishtinë | 19 Jan 2024 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me katër muaj burgim kërcënuesin e Herolind Ademit, gazetar në emisionin “KIKS” në Klan Kosova.

I dënuari Bujar Behrami më datë 08.11.2023 përmes telefonit – rrjetit social “Viber”, me fjalë ka kanosur gazetarin duke i thënë se do t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore apo do ta privojë nga jeta.

Me këtë rast, Gjykata thotë se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Gazetari Herolind Ademi ka hulumtuar veprimtarinë ilegale të shërbimeve IPTV.

Ky është aktvendimi i plotë i Gjykatës:

“Me datën 08.11.2023 rreth orës 13:00h, nëPrishtinë, përmes telefonit – rrjetit social viber – me dashje dhe me qellim të frikësimit dhe kërcënimit, me fjalë seriozisht kanos personin tjetër se do t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore apo do ta privojë nga jeta për shkak të veprimtarisë së tij dhe atë të dëmtuarin Herolind Ademi gazetar hulumtues në Klan Kosova, në atë mënyrë që për shkak se i dëmtuari gjatë kryerjes së detyrave të tij si gazetar hulumtues derisa ishte duke hulumtuar veprimtarinë ilegale të shërbimeve IPTV ka kontaktuar me të pandehurin të cilit i është prezantuar si gazetar dhe ky i fundit përmes mesazheve nga numri i tij 049-XXXXXX i drejtohet të dëmtuarit me fjalët ‘0 haver veç mbyllun se saktë ta kam adresen por tregoj veç mbyllun edhe mos dil, kjo është hera e fundit veç po t’kallxoj terhequ prej meje e mos u perzij se nuk han ma bukë, kjo është e fundit se te kam lokalizu e di saktë lokacionin tuaj, fol me kon dush po t’kallxoj mos mu perziej në punë të mija që don me jetu edhe naj ditë qekaq di

Të ngjashme