Katër persona arrestohen në Prishtinë pas një konflikti familjar, policia konfiskon armë automatike dhe municion

Prishtinë | 19 Kor 2026 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar të shtunën në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare janë sulmuar dhe kanosur mes vete.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik, rreth orës 19:00. Si pasojë e konfliktit, një femër ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit të kryer në shtëpitë e dy prej të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishekë, një pushkë ajrore si dhe një antiplumb taktik.

“Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje familjare janë sulmuar dhe kanosur në mes vete. Si pasojë, një f/k ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishekë, një pushkë ajrore dhe një antiplumb taktik. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme