Policia e Kosovës pas një hetimi disamujor dhe pas një pune hetimore ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për “marrje me prostitucion”.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, me ç’rast janë arrestuar:
L. R. lindur më 1992 f/sh/k
Sh. K. lindur më 1963 m/sh/k
S. H. lindur më 1976 m/sh/k
E. B. lindur më 1996 m/sh/k
Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje me prostitucion” Neni 7.
Të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Prizren.