Katër persona theren në rrethana të paqarta në Londër

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet angleze janë alarmuar pasi katër persona janë therur në rrethana të ndryshme në veri të Londrës.

“Viktimat kanë prejardhje të ndryshme dhe duket se janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme për shkak se ishin të vetmuar dhe të pambrojtur”, ka thënë detektivi Stuart Smillie.

Ende nuk dihen motivet për kryerjen e këtij sulmi dhe për këtë arsyje autoritetet nuk e kanë klasifikuar si sulm terrorist, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Policia ka arrit që ta arrestoi një të dyshuar në mëngjesin e së dielës. Ndërsa hetimet janë duke vazhduar për ta zbardhur rastin nëse personi i arrestuar është autori i therjeve.

Të ngjashme