Katër raste pozitive me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë, asnjë i vdekur

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 4 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu për këtë periudhë kohore janë shëruar 9 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është 59.

Njoftimi i plotë i MSh’së:

05 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.843 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 243 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.199.

Në total numri i rasteve aktive është 59.

Të ngjashme