Katër të akuzuar për vjedhje në marketin “Dushi” të Malishevës

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Gjakovë, 30 janar – Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve B.M., B.M., Sh. B., dhe A.M., për veprën penale “ vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”, nga neni 327 prag 1 pika 1.1 e lidhur me nenin 31 të KPK-së.

Sipas aktakuzës, me datë 05.02.2016 të pandehurit, në bashkëkryerje kanë hyrë në marketin “ Dushi”, në Komunën e Malishevës, ku kanë vjedhur pako të cigareve në vlerë prej 2.000 euro, arkën e marketit në vlerë 500 euro dhe 35 mbushje të operatorëve të ndryshëm telefonikë. Tre të akuzuarit B.M., B.M., dhe Sh. B., kishin bërë marrëveshje paraprake me të akuzuarin A.M., i cili atë kohë ishte edhe roja e marketit në fjalë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovës që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.

Të ngjashme