Si pasojë e aksidenteve të trafikut në fshatin Krushë e Vogël dhe në fshatin Zhur kanë mbetur të lënduar katër persona.
Në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit është raportuar se i dyshuari përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe një pasagjere femër, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
Kurse në fshatin Zhur të Dragashit ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave.
Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura është aksidentuar me veturën me targa te Shqipërisë, që drejtohej nga viktima mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.