Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në Shalë të Bajgores në Mitrovicë.
Sipas njoftimit nga Policia, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.
“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar në për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Policisë.