Katër të lënduar në një aksident në rrugën Pejë-Prishtinë

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Jabllanicë.

Lajmin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Siç tha Gashi, të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë e ditur.

Të ngjashme