Një veturë e markës Volkswagen është vetë aksidentuar të hënën pasdite në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime kanë pësuar katër persona, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës18:30 një makinë e tipit Golf është rrokullisur dhe për pasojë lëndime kanë pësuar katër veta”.
“Vetura është aksidentuar”, ka thënë ajo.