Katër të vrarë, mes tyre një fëmijë 5 vjeç, në Queens

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 10:50 | Nga

Policia thotë se janë gjetur katër persona të vdekur brenda një ndërtese në Queens të hënën në mëngjes.

Autoritetet thonë se ngjarja ndodhi në katin e parë në një ndërtese tetë katërshe në Astoria pak para orës 21 të së hënës.

Shefi i Detektivëve të NYPD, Dermot Shea, thotë të katër personat u deklaruan të vdekur në vend të ngjarjes. Ai thotë se Policia në këtë kohë beson se të katër të vdekurit kanë pësuar plagë vdekjeprurëse nga arma, raporton NY1.

Policia thotë se katër personat e vdekur ishin një burrë, dy gra dhe një fëmijë mashkull. Shea thotë se fëmija ishte rreth 5 vjeç, transmeton Koha.net.

Sipas burimeve, incidenti është një vetëvrasje e trefishtë. Burimet thonë se burri kishte vrarë dy gratë dhe fëmijën para se të vriste veten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme