Katër punëtorë u vranë në juglindje në Turqisë, kur një bombë shpërtheu skaj rrugës, kanë thënë zyrtarët lokalë, përcjell Reuters.
Sipas zyrtarëve, bomba u shpërthye nga militantët kurdë, të mërkurën pasdite.
Shpërthimi ndodhi në rrethin e Silopit, afër kufijve me Irakun e Sirinë, ndërsa punëtorët e vrarë ishin në kamionin që po barte karburant, u tha në një deklaratë nga zyra e guvernatorit të qytetit Shirnak.
Sipas njoftimit, eksplozivët ishin vënë dhe shpërthyer nga militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
PKK-ja, e shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, lufton për pavarësi të rajonit ku jetojnë kurdët që prej vitit 1984. Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konfliktin e përqendruar në Turqinë juglindore.