“Kimia” luan një rol të madh edhe në marrëdhëniet në punë, në suksesin dhe karrierën tuaj në përgjithësi.
Por, se a do të shkoni mirë me një koleg varet gjithashtu nga tipi i personalitetit.
Më poshtë gjeni katër tipat kryesorë të personaliteteve që hasim në zyrë:
PIONIERËT – nxisin energji dhe imagjinatë. Janë praktikë, spontanë dhe të përshtatshëm. Ata janë mendimtarë krijues dhe besojnë se rreziqet e mëdha sjellin gjëra të mëdha.
KUJDESTARËT – vlerësojnë stabilitetin dhe sjellin rendin. Ata janë praktikë, të kujdesshëm ndaj detajeve dhe të rezervuar. Ata marrin vendime, me qëllim që të ruajnë status quo.
DREJTUESIT – vlerësojnë sfidën. Janë teknikë, sasiorë dhe logjikë. Janë të drejtpërdrejtë në mbështetjen e tyre ndaj njerëzve dhe problemeve.
INTRIGUESIT – vlerësojnë marrëdhëniet dhe bëjnë bashkë ekipin. Janë të ndjeshëm, diplomatikë dhe të orientuar ndaj marrëdhënieve. Janë në harmoni me situatat dhe i shohin ato gri, më shumë se sa e zezë apo e bardhë.