Katër viktima dhe 119 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Katër pacientë me COVID-19 kanë ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë kësaj kohe nga 1.325 testet e kryera, atje janë regjistruar 119 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 10.617 persona, numri i të shëruarve në 6.020. Ndërsa numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë e deri ma tani ka arritur në 4.117, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme