Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar për katër vjedhje të rënda që kanë ndodhur në territorin e Kosovës.
Vjedhjet kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, Prizren, Pejë dhe në Zubik Potok.
Në këto lokacione sipas policisë, janë vjedhur kryesisht gjësende shtëpiake.
Përveç në Prizren, ku një personi i është vjedhur një revole në zyrën e tij të punës.
Raporti i vjedhjeve të rënda gjatë 24 orëve të fundit:
Rr. Hasan Remniku, Prishtinë, 16.01.2022-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur pjesë të veturave në pronën e ankuesit mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.
Prizren, 17.01.2022-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda zyrës së kompanisë së tij me ç ‘rast kanë vjedhur një revole. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
Pejë, 17.01.2022-07:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda një objekti, ku kanë vjedhur një llap-top dhe një televizor. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti nën hetime.
Fsh.Qabra, Zubin Potok, 05.11.2021-20:35. Lidhur me rastin më datë 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.