Katër vjet nga viktima e parë nga COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 22 Mar 2024 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Sot mbushen katër vjet që kur në Kosovë u regjistrua personi i parë që ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes infektuese koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte njoftuar se bëhej fjalë për një pacient 82-vjeç nga Dumnica e Podujevës.

“Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020, në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas. Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, dy rastet e para pozitive me koronavirus në Kosovë u regjistruan në mars 2020, ndërsa deri më tash ky numër ka arritur në 82.185, prej tyre 68.083 të shëruar, 12.342 janë raste aktive dhe 1.760 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen infektuese.

Prania e koronavirusit të ri për herë të parë u konfirmua në fund të dhjetorit 2019 në Kinë dhe më pas u përhap edhe në pjesë të tjera të botës, duke shtyrë kështu Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të shpallë gjendjen e pandemisë, e cila më vonë u ul në nivelin endemik

Të ngjashme