Katërshja e UÇK-së thotë sot fjalët përfundimtare, pranishëm do të jetë edhe Konjufca

Prishtinë | 18 Shk 2026 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë tashmë në fazën vendimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku të mërkurën pritet të dëgjohen fjalët e fundit nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe në fund edhe deklarimet përmbyllëse të vetë katërshes së UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat sipas Prokurorisë së Specializuar, lidhen me periudhën e luftës në Kosovë, 1998–1999. Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, akuza të cilat ata i kanë mohuar vazhdimisht, duke u deklaruar të pafajshëm.

Në seancën përmbyllëse pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca.

Të ngjashme