Katy Perry ishte në gjykatë të enjten për ta mbrojtur këngën e saj “Dark Horse”.
Ylli i popit dhe bashkëpunëtorët e saj Juicy J dhe Dr. Luke janë akuzuar për vjedhje të melodisë nga kënga e reperëve të krishterë, Marcus ‘Flame’ Grey dhe Chike-Ojukwu nga viti 2008, Joyful Noise.
Katy është akuzuar për “krijimin e një ndërlidhjeje të rreme midis muzikës së Joyful Noise dhe magjisë anti-krishtere, paganizmit, magjisë së zezë dhe imazherisë së Iluminatit të shkaktuar nga kënga e të pandehurve”, thuhet në dokumentet e siguruara nga “The Blast”.
Perry dukej e gatshme për luftë derisa mbërriti në gjykatë në Los Angeles në një xhaketë të gjelbër të Versace dhe pantallona të kombinuara, me ç’rast shpjegoi se kurrë nuk e kishte dëgjuar Joyful Noise para padisë, të cilën reperët e kishin ngritur kundër saj, shkruan KOHA Ditore.
Ajo pohoi se e kishte dëgjuar për herë të parë melodinë kur atë ia dërgoi Dr. Luke, ndërsa ishte me pushime në Santa Barbara, Kaliforni, dhe se e kishte shkruar “Dark Horse” për vetëm katër orë.
Ndërkohë, Flame thotë se kënga e Perry e shkatërroi reputacionin e tij në botën e muzikës krishtere, sepse kënga e saj tani është e lidhur me të tijën. Gjykimi vazhdon.