“Met Gala” është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme. Yjet më të mëdha të showbizz kanë guxuar me veshje të ndryshme në tapetin e kuq. Por disa prej tyre kanë dështuar.
Ndërkohë që kishte mjaft konkurrencë, mbretëresha që kryeson listën e veshjes më të keqe të këtij viti është diva e popit Katy Perry, me një fustan të dizenjuar nga John Galliano.
Fustani përbëhej nga një pëlhurë e lehtë prej mëndafshi të qëndisur me ngjyrë të kuqe dhe tyl të kuq. Në kokë kishte vendosur gjithashtu në tyl të kuq që ngjante si një vello nuseje, ndërsa kishte veshur edhe çizme të mëdha të kuqe që dukeshin si thundra nën këmbët e saj.
Përveç Katy Perry, në listën e veshjeve më të këqija përfshihet edhe Rihanna, Madonna, gruaja e Pharrell, Helen Lasichanh, Jaden Smith dhe Claire Danes.