KB Kosovari ngjitet në ligën e parë në basketboll

Prishtinë | 30 Mar 2023 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Skuadra nga Fushë Kosova, KB Kosovari do të jetë antëri më i ri në ligën e parë të basketbollit.

Këtë sukses e arriti pasi u shpall kampion i ligës së dytë duke mposhtur në finale të play-offit skuadrën e Kaçanikut.

Në finale Kosovari regjistroi edhe fitoren e dytë përball kundërshtarit të mërkurën mbrëma për ta fituar trofeun e dytë këtë sezon.

Fakt interesant është se klubi në fjalë ka pasur ecuri fantastike duke mbyllur sezonin pa as një humbje.

Gjatë edicionit të rregullt Kosovari shënoi 10 fitore, teksa me pasë në gjysmë finale të play-offit eliminoi skuadrën KB Gjakova me dy fitore teksa në të njetën menyrë mposhti edhe ekipin e Kaçanikut në finale.

Në total këtë sezon nga 16 ndeshje skuadra nga Fushë Kosova regjistroi po aq fitore teksa arkitet i kësaj ecurie ishte trajneri Shefqet Xhaka.

KB Kosovari poashtu ka arritur ta fitoj edhe kupën e Kosovës në ligën e dytë.

Të ngjashme