KB Prishtina nis përgatitjet për edicionin 2023/24

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Sigal Prishtinës në krye me trajnerin Urbonas filloi përgatitjet për sezonin e ri 2023/24 në elitën e baskebtollit kosovar.

Të pranishëm ishin të gjithë lojtarët që kanë kryer testet mjekësore. Nga e hëna skuadrës do t’i bashkangjiten Dardan Berisha, Lejson Zeqiri dhe Derrick Wilson, ndërkaq nga fundi i javës edhe Devoe Joseph.

Disa nga lojtarët nuk i kanë kaluar testet mjekësore dhe të përgatitjes fizike, prandaj stafi i Prishtinës bashkë me mjekët dhe trajnerët do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm.

Të ngjashme