Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime Parlamentare, Arkiv dhe Bibliotekë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Organizimi i Qendrave Kulturore në Diasporë”, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se marrë parasysh faktin që mbi 800 mijë qytetarë nga Kosova jetojnë jashtë vendit dhe se diaspora është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në ekonomi dhe në zhvillimin shoqëror e politik.
Drejtoresha e organizatës “Germin” për Kosovën, Liza Gashi, tha se problem tjetër është edhe migrimi i profesionistëve nga Kosova në vende të tjera.
“Problemi bazik 800 mijë kosovarë që jetojnë jashtë vendit, kosovarë kanë dal jashtë vendit në tri vala po vala e fundit është shumë e qartë lufta e fundit në Kosovë,edhe tash e kemi një valë të re të migrimit të profesionistëve e që në 20 vitet e ardhshme ka me i shkaktua probleme edhe më të mëdhaja Kosovës është një trentë në rritje”, u shpreh Gashi.
Gashi shtoi se buxheti që ndahet për Ministrinë e Diasporës është tejet i ulët. Ajo bëri krahasimet me vendet e rajonit.
“Buxheti që i ndahet është një buxheti më i ulët te mundshëm që i ndahet po flasim 1.7 milion. Nëse u referohemi të dhënave të euro 7 ne kemi një popullatë shumë të madhe në Zvicër dhe Gjermani ndërsa Shqipëri,Greqi dhe Itali. Kosova ne shifrat e fundit gjermani 420.000, ndërsa Zvicra 370.000 mijë persona. Nëse e analizojmë cilat janë te mirat dhe te këqijat edhe çka mundemi me bë të mirat, fuqitë ma te mëdha, janë se kemi numër te madh të Diasporës kemi koncentrim disa vende specifike dobësitë, strukturat orginazatave, mundësitë mujna me rigjerizuar komunitetit e Diasporës ndërsa rreziqet që kemi politizimi i tyre nëse shkojmë me tregimin si bëhet puna më së miri”, shtoi Gashi, raporton EO.
Në anën tjetër, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, tha se duhet të ketë më shumë promovim të gjuhës shqipe në botë.
“Shpesh Ministrit na kanë thanë po e provojmë këtë model çështja është se na si shtet nuk guxojmë më të provojmë, shtetet nuk funksionojnë në këtë mënyrë nuk provojnë sene bëjnë strategji bëjnë plane. Shteti i Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë kanë nevojë me promovua gjuhën kulturën shqipe, tek gjermanët, anglezet, tek zviceranët kemi nevojë me e promovuar kulturën tonë në jemi shumë të dobët në diplomaci. ti kemi qendrat kulturore funksionale që te kryejnë punë”, tha Pacolli.
Tutje anëtarja e komisionit parlamentarë për punë të jashtme, tha se qendrat kulturore duhet të kenë rolin e tyre.
Ajo tha se nuk ka as plan se çfarë do të bëhet me mjetet e ndara për Ministrinë, në raport me Diasporën.
“Qendrat kulturore duhet me pas at rolin ku artistet e dalluam të Kosovës së Shqipërisë i promovojnë në kultura të tjera kjo duhet me qene qëllimi i qendrës kulturore poashtu qytetarët e diasporës lidhen përmes qendrës nuk shkëputen lidhen me qendrën të cilës i takojnë. I kam dërguar ministrit e-mail dhe zëvendësministrit ju kam than ju lutem ma dërgoni planin që e keni bë me i hap këto në këtë formë hiq nuk kanë kthyer kurgjo thonë se i kanë 100.000 euro për këto projekte në vitin 2019”, pohoi Pacolli, raporton EO.
Zëvendësministri i Diasporës, Isni Kilaj, tha se pengesë e madhe është buxheti.
“Diaspora është një komunitet i joni shumë i madh jashtë trojeve tona, nuk janë problemet te këtyre viteve te fundit po edhe më herët. Gjitha këto probleme jam dakord që shumica prej tyre pothuajse të gjitha qëndrojnë. Pengesë e madhe është buxheti është shumë me rëndësi, por duhet me kërkuar që te rritet buxheti për diasporën”, tha Kilaj.
Në këtë tryezë u prenzatua edhe një hulumtim parlamentar që ka analizuar organizimin e qendrave kulturore të shteteve që kanë diasporë më të madhe. Po ashtu edhe praktikat që kanë ndjekur shtetet si Armenia, Gjermania, Irlanda, Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar rreth funksionimit të qendrave të ngjashme.