KDI shpërblen fotografinë më të mirë anti-korrupsion, inkurajohen qytetarët që ta denoncojnë këtë dukuri

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 14:46 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpallur fituesit në garën “Fotografo Korrupsionin 2022”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Në garë kanë qenë 60 fotografi, ku nga një juri profesionale janë përzgjedhur tri fotografitë më të mira për këtë vit.

Me këtë rast, fitues i vendit të parë u shpall fotografi Driton Bublaku, me një fotografi të Kalasë së Novobërdës.

Ndërsa në vend të dytë u shpall fotografi Irfan Maliqi. E Kushtrim Krasniqi u përzgjedh si fotograf i tretë.

Këshilltarja ligjore në KDI, Albesa Humolli, inkurajoi qytetarët që përmes fotografisë të shpërfaqin korrupsionin.

Ajo sqaroi se ky është viti i tetë më radhë që shpallen fituesit e fotografisë, raporton EO. 

“Ky është viti i tetë që KDI organizon këtë lloj gare me të vetmin qellim, të nxisë pjesëmarrjen e publikut të gjere në luftën kundër korrupsion duke ofruar një hapësire qytetarëve për të ndarë perspektivat e tyre për korrupsion, pra përmes fotografisë”.

“Lufta kundër-korrupsion shpeshherë i atribuohet vetëm pushtetit, duke aluduar që qytetarët janë të pafuqishëm për të bërë diçka në këtë drejtim. Por janë pikërisht qytetaret ata që e paguajnë çmimin e pasojave te korrupsionit: duke marre shërbime të dobëta, duke mos pasur qasje në drejtësi, duke mos pasur punë e mirëqenie e duke e vuajtur pabarazinë”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme