Kearns iu reagon gjermanëve për punën e zgjedhjeve, ua rikujton atë çfarë Serbia bëri në Banjskë

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shpërndarë qëndrimin e Gjermanisë, ku Serbia kritikohet në mënyrë të skajshme sa i përket organizimit të zgjedhjeve.

Kearns ka thënë se disa do të thoshin se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Ajo gjithashtu ka thënë se Serbia tani po strehon fajtorin për vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili edhe ka lënë dy fëmijë pas vetes.

“Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj.Sigurisht që tani po strehon njeriun fajtor për vrasjen e një oficeri policie, dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre”, ka shkruar Kearns.

Të ngjashme