“KEDS-i t’i kthehet Kosovës”, protestohet para Qeverisë

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 13:48 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i qytetarëve para ndërtesës së Qeverisë kanë kërkuar furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe nacionalizim të KEDS-it, raporton Ekonomia Online.

Liridona Sijarina, njëra nga organizatoret, para protestueseve ka paraqitur kërkesat a tyre, duke shtuar se kryeministri Albin Kurti para se të vijë në pushtet ka denoncuar në vazhdimësi privatizimin e KEDS-it, kurse tahs e ka harruar këtë kauzë.

“E para 24 orë për shtatë ditë në javë energji elektrike, shkarkimi i ministres së ekonomisë, Artane Rizvanolli si dhe kthimi i KEDS në pronësinë e shtetit. Kurti para se të na vijë në pushtet e ka denoncuar vazhdimisht privatizimin e KEDS-it si proces e ka insistuar vazhdimisht e me të drejtë që KEDS duhet me ju kthyer shtetit tonë”.

“Tash Kurti jo veç që nuk është duke iu qëndruar mbrapa kërkesës për nocializim të KEDS-it po është duke e subvencionuar atë e krejt në kurrizin tonë”.

Ajo tha se kjo krizë energjetike është u rënduar më shumë për shkak se është në duar të “privatnikut”.

“Reduktimet të cilat në përmasat dhe oraret që po zgjasin nuk janë më thjeshtë reduktime po na e paralizojnë jetën duke na përkeqësuar gjendjen tashmë në zgrip. Shëndeti publik po rëndohet edhe më shumë në një periudhë kur ne po rrezikohemi edhe nga gripi sezonal edhe nga Covid-19. Qytetarët e komunitetit rom ashkali dhe egjiptian, e zonave rurale e shtresave më të varfëra janë duke u goditur edhe më shumë nga këto reduktime”.

Sirjana tha se përderisa pjesa tjetër e vendit është në terr dhe nuk ka ngrohje, për veriun nuk ka reduktime.

“Shteti po vazhdon me na thanë që ne jemi krejt edhe bashkë në këtë situatë. Nga këtu ne po e përsërisim që nuk jemi krejt bashkë në këtë krizë. Shteti në vend që të jetë me ne po pozicionohet në anën e zhvatësve”.

“Secili nga ne ndjehet i ofenduar nga qëndrimet skandaloze të ministres së ekonomisë Rizvanolli e cila në çdo paraqitje të saj po na bën neve kurban e duke na drejtuar gishtin e duke na thënë që ne jemi duke e shfrytëzuar rrymën për komoditet”.

Tutje ajo tha se ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli duhet të shkarkohet menjëherë dhe se Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për qëndrimet skandaloze të saj, raporton EO.

“Ne kërkojmë nacionalizim të KEDS. Për shkak që shërbimet esenciale si kjo e rrymës nuk duhet me u lënë në dorë të privatnikut, nuk duhet tregu i lirë me na përcaktuar se kur kemi rrymë e kur s’kemi e sa rrymë duhet me pasë disa prej nesh”.

Protesta fillimisht u mbajt para KEDS-it, ku organizatorët thanë se edhe përkundër paralajmërimeve për vetëm 2 orë të reduktimeve të rrymës, në disa vende nuk ka pasur furnizim deri 24 orë.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/mungesa-e-rrymes-e-shkarkimi-i-ministres-rizvanolli-protestojne-numer-i-vogel-i-qytetareve/

Të ngjashme